Në protestën e 51 shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë falënderuar median “News24” që ka pasqyruar të vërtetën dhe ka transmetuar që nga dita 1 hap pas hapi protestën.
Një protestues gjithashtu theksoi se është e turpshme që Rama sulmon median, një biznesmen të ndershëm sepse është bërë zëri i të vërtetës, zëri i protestës.
“Shteti arrogant. Irfanit, mikut tim i shkuan të dielën i bënë presion se transmeton online protestën. Kjo është qeveria që ne nuk duam. Si ka mundësi që vetëm Irfanit i shembin ndërtesat, i shkojnë Tatimet për ditë të diele. Është turp. O Edo nuk ke turp o burrë i dheut të merresh me Irfanin, me një biznesmen të ndershëm”, tha ai.
