TIRANË- Deputeti i PD-së Klevis Balliu ka publikuar një video si një film me karikatura ku personazhe janë politikanët.

Nga kryeministri Edi Rama, tek ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i PD-së Lulzim Basha por edhe personazhe të botës së krimit si Habilajt e Balili janë pjesë e këtij filmi, që sipas Balliut është historia e vërtetë e krimit në pushtet.

Në video, personazhet që inkorporojnë kryeministrin Rama dhe ish-ministrin Tahiri flasin për para, drogë, vjedhje etj.
“Kjo është historia e vërtetë e krimit në pushtet. Qeveria e Ramës dhe bandave të narkotrafikut”, shkruan Balliu.

DIALOGU MES PERSONAZHEVE
Historiku i qeverisë Rama nga 2013 deri më 2018
2013 fiton Rama zgjedhjet
“Na duhen para dhe na duhen shpejt”
“Kam ca kushërinj që njoh unë”
“Me çfarë merren?”
“Gjëra të ndryshme por droga është specialiteti i tyre”
“Shumë mirë, hiq qafe policët që na pengojnë”…
“Jeni të pushuar”….

“Ne të bëmë kryeministër, tani duam lekët”
“Ndoka dhe Frrok, Saimir do ju japë lirinë të bëni ç’të doni. Plus do prodhojmë drogë shumë me ca kushërinj të Saimirit. Ju do bëni emërimet në Polici”.
“Hapni plantacione në tokat e shtetit. Po ju pa njeri më thoni mua se i arrestojmë”.
“Mirë kusho, do t’i mbledh të gjithë. Por më duhet makina jote”.
“Po merre Habil. Do flas dhe me Mimin, t’ju ndihmojë me avionë dhe do mbyllim ca kazino që të mbledhim makinetat e disave, tuajat do i lëmë hapur”.
“Mimi, hiqi radarët”.
“I hoqa se më tha Saimiri”.
“Jeni gati?”
“Po kemi filluar”.
“Habil, janë edhe këto”.
“Po shef”…

“Vetëm Saja bën lekë edhe ti, e s’po na jep gjë”.
“Ben do flas unë me të, ti ndërkohë rrit taksat që të rregullojmë këto zyrat e Ministrive dhe të kapim ndonjë lek”.
“Hajde të shpërthejmë ca ndërtesa se do ngelen pa lek dhe pa shpi njerëzit. Dhe e kemi më të lehtë ashtu”.
“Ok, ok, ok. E bëj unë me qejf”…

“Ka avionë me drogë në Divjakë”.
“Maxhoranca bashkëpunon me krimin dhe varfëron shqiptarë, që t’i beljë me lekët e kanabisit që po mbillet në gjithë Shqipërinë”.
“Janë mushkonja”.
“Të jap ministritë që të sigurohesh që nuk do vjedh, ndryshe do ketë destabilizim”.
“SHBA nuk do destabilizim”.
“Dakord nuk dua destabilizim”.
“Saimir, Habil, Balil i dhatë paratë?”
“Po duhet të kemi rreth 74 mandate”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb