Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku po zhvillojnë një takim me një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE.

Sipas qeverisë, bëhet fjalë për kompani që janë të gatshme për t’u përfshirë në zbatimin e planit ambicioz të transformimit të Shqipërisë në eksportues neto i energjisë dhe kampione e Ballkanit për energjinë.

Në takim merr pjesë dhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim. Kryeministri Rama shprehu ambicien për ta bërë Shqipërinë brenda kësaj dekade një vend eksportues neto të energjisë.

“Ju faleminderit që ia dolët të mbërrinit në Tiranë dhe të dëshmonit interesin tuaj për të zhvilluar atë program ambicioz, ndryshimi për Shqipërinë dhe rajonin. As që diskutohet që është vlerë e shtuar që ky ndryshim mund të jetë i mundur përmes kanalizimit të përpjekjeve dhe energjitë të aktorëve që mbërrijnë nga SHBA, Evropa, Azerbajxhani dhe shpresoj që në të ardhmen të tjerë të na bashkohen.
Disa ditë më parë pata nderin të takoja presidentin Aliyev dhe me kënaqësi ndjeva dhe dëshmova në fjalët e tij interesin e lartë që ka për t’u përfshirë në tubacionin joniano-adriatik i cili mund të jetë një tjetër ndryshues i madh i lojës për rajonin tonë, por që në të njëjtën kohë mund të jetë dhe një fuqi për Evropën që sa më shpejt të jetë e mundur të fitojë një pavarësi prej gazit rus.
Nga ana tjetër me shumë kënaqësi vërej interesin për zhvillimin e punën në impiantin e Vlorës në përpunimin e energjisë dhe shumë gjëra që po ndodhin me energjinë diellore në Shqipëri. Shumë punë po kryhet për energjinë e erës dhe goxha punë në vijim për ëndrrën e gjatë për HEC-in e Skavicës, i cili do të rrisë me 20% prodhimin energjisë dhe në të njëjtën kohë do të na japë ne një shtytje përpara drejt pavarësisë energjetike. Të tëra këto së bashku tregojnë një potencial konkret për të shndërruar Shqipërinë brenda kësaj dekade një vend eksportues neto të energjisë, gjë madhore. Vetëm disa vite më parë na është dashur të marrim përsipër një sistem të falimentuar të energjisë, ky vetëm gjysmat e faturave të energjisë paguhej dhe gjysma e energjisë humbiste. Me një borxh të OSHEE-së që shkonte thuajse 5% të produktit tonë si shtet dhe me një kulturë që mbështetej tërësisht në anarki, si dhe mungesë investimesh.
Sot jemi këtu, ka mijëra arsye për të parë drejt së ardhmes së afërt me optimizëm të vërtetë dhe me buzëqeshje të madhe në fytyrë sepse s’ka dyshim që kompanitë këtu në sallë vlejnë miliarda dhe nuk paguajnë bileta avioni për hiçmosgjë. Jam i sigurt që të gjithë zotërinjtë në këtë sallë janë këtu për arsye të biznesit dhe se kompanitë e tyre janë këtu për të investuar dhe për të na u bashkuar ne që jo vetëm Shqipërinë, por mbarë rajonin ta çojmë përpara. Dua të kujtoj këtu ish-presidentin e SHBA-ve Donald Trump, gjatë një takimi të NATO-s. Ai mbajti një fjalim të gjatë se sa e rrezikshme ishte që të mbështeteshe te gazi rus dhe ai gjithashtu shtoi se ishte për të ardhur keq që të mos gjenim më të pastrin, më të mirin, më mjedisorin, gazin e lëngët amerikan. Koha dëshmoi se na u desh të përballnim këtë varësi të tmerrshme dhe pasojat që sjell kjo varësi”, tha Rama.

Ai bëri thirrjen “të rendim të gjithë së bashku pa humbur kohë”. “Ne duhet të ecim më shpejt se herë të tjera për t’i realizuar këto projekte dhe për të krijuar të gjithë këtë arkitekturë të re të sektorit energjetik shqiptar, ku vite më parë askush nuk mund ta imagjinonte. Unë e kam zët ta them, por më dihet të falënderoj ambasadoren amerikane pasi ka qenë gurë themeli për hapjen e një dere për investime vërtetë të mëdha në vendin tonë që kanë të bëjnë me diçka themeltare që është furnizimi me energji. E kam zët ta them sepse të falënderosh perandoritë nuk është shumë kënaqësi sjellëse, por jam mirënjohës dhe më duhet të them se pas 30 vitesh që na kanë furnizuar me parime dhe standarde SHBA na jep vërtet karburant dhe energji, nuk e kam për natyre, por jeta kështu e ka, por na pëlqen të jemi në partneritet me ta dhe të gjithë së bashku këtu dhe me ata që na vëzhgojnë sepse ata thonë: ‘Po ju vëzhgojmë'”, deklaroi kryeministri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb