Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë ata biznese që duan të ushtrojnë aktivitetin e tyre nëpër plazhe, që të aplikojnë për leje. Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë theksoi se aplikimi duhet bërë për të garantar sa më shumë siguri në mbrojtjen e shëndetit.

Sipas Ramës, subjektet akomoduese apo shërbimi duhet të aplikojnë në e-Albania për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mosshmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit.

MESAZHI I RAMËS
? Në e-Albania ? https://e-albania.al/, aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, PËR TË GARANTUAR SA MË SHUMË SIGURI NË MBROJTJEN E SHËNDETIT DHE PËR TË MOS LEJUAR MË ZAPTIMIN E PLAZHEVE QË PËR 30 VJET U KA NXIRË PUSHIMET NJERËZVE TË KËTIJ VENDI
? Subjektet akomoduese apo shërbimi duhet të aplikojnë në e-Albania për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mosshmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit.
Aplikimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet edhe nga telefoni?
? Një sistem i ri këtë vit, që siguron transparencë, shmang zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike

Ndiqni videon e mëposhtme me të gjitha sqarimet e nevojshme!?
Zero kosto, zero ecejake, zero rryshfet!
Me https://e-albania.al/, sezon të mbarë turistik ?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: