Kryeministri Edi Rama ka uruar sot të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë së Kosovës.

Rama ka zgjedhur një “kartolinë” të veçantë për të uruar 17 shkurtin, datë kur 13 vjet më parë u shpall pavarësia e shtetit të Kosovës.

Në këtë kartolinë shfaqet këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, me flamur shqiptar dhe atë të Kosovës.

  • foto galeri

Kosova feston sot 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. 17 shkurti 2021 shënon ditën kur shteti i Kosovës mbush 13 vjet prej kur është shpallur i pavarur.

Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë.

Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike. Ky proces u bë i zakonshëm në ditët e para pas pavarësisë, ndërsa deri më tashmë, Kosovën e kanë njohur 117 shtete. Vendi i fundit që e njohu Kosovën është Izraeli.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: