Komisioni parlamentar i Ekonomisë duhet të shtojë më shumë kontrollin dhe monitorimin e punës së Autoritetit të mbikëqyrjes financiare. Gjatë diskutimeve mbi raportin vjetor për 2017-ën të AMF, deputetja socialiste Evis Kushi, në cilësinë e relatores theksoi se pavarësisht përmirësimit të punës nga ana e drejtorit të ri të këtij institucioni, ka ende vend për përmirësime, kryesisht sa i takon fondit të kompensimit.

“Pavarësisht përmirësimeve ka ende shumë punë për të bërë edhe pse kjo kohë ka qenë e pamjaftueshme dhe tregu financiar është i vështirë, megjithatë ka ende problematika dhe ne duhet të fokusohemi për t’i dhënë zgjidhje. Dua të theksoj se mundësitë janë, besim kemi tek drejtori I ri që ka eksperiencën e duhur. Edhe ne si komision i ekonomisë do të vazhdojmë me monitorimin dhe kontrollin. Ajo plaga më e rëndë e këtij institucioni është fondi i kompensimit. Keni bërë kompensim por ama ka ende shumë punë për të bërë kështu që sa më shumë forca që të gjithë bashkë sepse impakti është shumë i madh për qytetarët”, deklaron deputetja Kushi.

AMF si një nga institucionet më të rëndësishme në vend që ka nën mbikëqyrje disa tregje nga sigurimet tek pensionet private dhe fondet e investimit raportoi në Komisionin e Ekonomisë në një seri seancash për aktivitetin në vitin 2017. Për vitin në vijim AMF pritet që të ndërmarrë një seri nismash ligjore në funksion të përmirësimit të situatës në tregje sidomos atij të sigurimeve e lidhur kjo me një draft ligj “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” dorëzuar për mendim tashme tek Financat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: