Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2020 në të cilin theksohej se prioritet ishte lufta ndaj korrupsionit dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.

Znj.Kim thotë se për këtë prioritet SHBA do të punojë më shumë se kurrë me qeverinë dhe opozitën në Shqipëri, shoqërinë civile e qytetarët e rregullt.

Dje Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken prezantoi raportin e DASH për të drejtat e njeriut në botë, ku theksohej se në Shqipëri problem i madh mbetej pandëshkueshmëria.

STATUSI NGA YURI KIM

Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken kanë theksuar përparësinë e ripërtërirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftimin e korrupsionit si një çështje e sigurisë kombëtare dhe globale. SHBA do të punojë më shumë se kurrë me Shqipërinë, qeverinë, opozitën, shoqërinë civile, qytetarët e rregullt – në ndjekje të këtij përparësie.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb