Deputeti Flamur Noka në fjalën e tij në Kuvend, foli për raportin e DASH. Noka u shpreh që raporti e tregoi qartë se vendi është i përfshirë në korrupsion dhe se sipas e tij e gjitha kjo për përpiqet të kalohet në heshtje,

“Raporti flet edhe për mediat dhe trysninë nga pushteti dhe thotë se janë të pakta mediat e pavarura, sepse varen nga sulltan Surreli”, tha Noka.

Ndër të tjera shtoi se raporti ka folur edhe për presionin që u është bërë media nga qeveria Rama.

“Ju qeshni sepse mendoi se kështu do ta kaloni këtë raport dramatik për vendin. Edhe në ditët më të vështira, të demokracisë shqiptare, raportet e departamentit amerikan të shtetit kanë folur për hapa pozitivë, për reforma, por kurrë ndonjëherë, për degradim të hallkave të pushtetit dhe të shtetit.

Ndaj për shqiptarët ky lloj raporti është një kambanë alarmi. Ne të gjithë këtu kemi dëgjuar për reformën në drejtësi dhe qindra fjalime janë mbajtur për reformën e re të drejtësisë. Por pas kaq vitesh, drejtësia duhet lejuar të veprojë. Presion politik, në 32 nuk është folur ndaj drejtësisë, . Është folur tanimë për herë të parë në 32 vite , për frikësim të drejtësisë. Banda që është në pushtet, këta kanë mundësinë, fuqinë dhe të gjitha akseset për të ushtruar presion. Korrupsioni është një plagë e rëndë sot në drejtësinë e re të Edi Ramës.

Sot kemi një drejtësi që është në xhepin e Edi Ramës dhe të bandës së tij. Një drejtësi të korruptuar, korrupsioni përsëri një plagë e rëndë e shoqërisë, kryesisht e qeverisë.

“Raporti përmend edhe rastin e “Prestige Resort” që është një alarm për nivelin e medias në Shqipëri. Mediat e qeverisë, kanë mësuar nga sulltan Surreli dhe kanë filluar gjobat, që kurrë nuk ishin përmendur në një situatë të tillë. Por edhe SHISH pasi e morët e keqpërdorët dhe askush nuk ka më besim tek ky besim. Tani e morët peng duke  e vënë në shërbim të vendeve jo mike të Shqipërisë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: