Në një status në Facebook, Klevis Balliu ka reaguar lidhur me raportin e DASH. Balliu shkruan se DASH ka konfirmuar akuzat e opozitës ndaj qeverisë.

Më tej thekson se Departamenti Amerikan i Shtetit ja numëron të gjitha denoncimet e opozitës qeverisë, dhe se flet për një mungesë totale të ligjit dhe të drejtësisë.

STATUSI:

DASH konfirmoj jo vetëm akuzat e opozitës ndaj qeverisë, por dhe mungesën e koherencës të linjës zyrtare të Washingtonit me përfaqësuesit e Washingtonit në Shqipëri.

Ndërkohë që DASH ja numëron një e nga një të gjitha denoncimet e opozitës qeverisë dhe flet për një mungesë totale të ligjit dhe drejtësisë përfaqësuesit e Washingtonit festojnë drejtësinë e suksesshme imagjinare që prodhuan vetë.

Është një hap përpara, është një moment i mirë sepse që të zgjidhesh një problem hapi parë është evidentimi, i dyti është publikimi dhe në fund është ndëshkimi. Hapi i dytë sapo u përmbyll, ka mbetur hapi i fundit të cilin do të duhet ta bëjmë bashkarisht.

Bashkë fitojmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: