Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se asnjë nga përfaqësuesit e mazhorancës nuk flet për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ai po ashtu theksoi se Partia Socialiste i jep krahë krimit të organizuar në vend.

“Sot asnjë përfaqësues i mazhorancës nuk flet për raportin e DASH, për korrupsionin dhe për pamundësinë e sistemit gjyqësor për të goditur krimin. E kemit hënë prej kohësh që në zgjedhje kishte blerje votash, po ashtu rrjedhja e të dhënave personale nuk u hetua nga ky sistem gjyqësor”, tha Salianji.

Gjithashtu ai theksoi se mazhoranca e sotme nuk ka legjitimitetin moral për të qeverisur këtë vend.

Sakaq deputeti i PD theksoi se është e domosdoshme që për çdo çështje që prek themelet e shtetit të shkohet në referendum, ndërsa bëri thirrje që protestat kombëtare janë të domosdoshme për të rikthyer votën e lirë.

“Të shkohet në referendum nëse do ose jo të legalizohet kanabisi. Të çohet me referendum çdo çështje që prek themelet e këtij shteti. Padiskutim që opozita dhe shoqëria dhe ka detyrë që mungesën  e legjitimiteti moral ë ka kjo qeveri ta vendosim një orë e më parë, Të ketë protesta kombëtarë që të rikthehet vota e lirë”, tha më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: