Gazetari Alfred Lela tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se bojkoti i opozitës ishte i legjitimuar, dhe për këtë i jep të drejtë edhe raporti i Freedom House.

Lela u shpreh se kryeministri Edi Rama ka të drejtë kur thotë se Serbia dhe Mali i zi kanë pësuar rënie në qeverisjen demokratike, duke shtuar se këto dy vende ishin më lart se Shqipëria dhe me këtë rënie kanë ardhur te kategoria jonë.

“Bojkoti opozitar ishte i legjitimuar. Raporti i Freedom House është me ne që kemi këtë mendim, se me ata që janë kundër. Dy gjërat që ceken në raport janë prirjet demokratike dhe proceset zgjedhore dhe theksohen këto dy formate kryesore të lirive dhe demokracisë. Dua të cek atë që liria është cilësore, jo sasiore. Ne kemi humbur në cilësi. Nuk kemi humbur në kategori, jemi në të njëjtën kategori që prej vitit 2001, me një gjysmë demokracie.

Janë të njëjtat personazhe politike, i njëjti vend, të njëjtat qëndrime të hedhura në anë të ndryshme, në opozitë apo në pushtet. Rama ka të drejtë që Mali i Zi dhe Serbia kanë pësuar rënie, por me këtë rënie ata kanë ardhur te kategoria jonë. Me këtë dua të them se shiko sa keq jemi ne. Kanë ardhur Serbia dhe Mali i Zi, që nuk janë vende vatra të demokracive në nivele evropiane, dhe kanë ardhur aty ku jemi ne. Kjo do të thotë që vitet ecin, por ne jemi në vend ose bëjmë një hap pas”, u shpreh Lela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb