TIRANË

Tetë deputetë të opozitës kanë bërë kërkesë për interpelancë në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me rastin e 11-vjeçarit shqiptar, Alvin Berisha, i cili ndodhet prej 6 vitesh në një nga kampet e rrezikshme në Siri. Deputeti Andi Përmeti dhe shtatë të tjerë kanë kërkuar shpjegime urgjente për vogëlushin.

“Ai ka nevojë për ndihmë mjekësore, pasi është i plagosur dhe ndodhet i vetëm në një kamp të ISIS”. Ky ishte alarmi që ngriti babai i Alvi Berishës, ndaras  iu drejtua me një thirrje për ndihmë edhe qeverisë shqiptare.

74453252 10220756494641889 7743609241918767104 N
74453252 10220756494641889 7743609241918767104 N

Përmes një letre të bërë publike, babai i vogëlushit, historia e të cilit preku zemrat e shqiptarëve pas transmetimit të historisë në emisionin investigativ italian ‘Le Iene’, shprehet se koha po kalon dhe ndihet  në ankth për fatin e të birit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: