TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të ardhura nga disa përfaqësues të opozitës pas samitit të Berlinit.

Në një postim në “Twitter”, Rama shkruan se është mahnitur nga kazanët dhe ligësitë e të dëshpëruarve që duan dështimin e Shqipërisë. Ai thekson se Shqipëria nuk do dështojë.

“I mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpëruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë/Serbi gjithashtu! Por Shqipëria s’do të dështojë kurrsesi dhe dialogu do vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush?”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb