Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez, janë dy nga dyshet më të pëlqyera në botë. Ata ndajnë shpesh me publikun foto nga përditshmëria e tyre dhe koha që i kushtojnë fëmijëve.

Një vend i veçantë për ta është dhe palestra, e kjo duket nga format e tyre fizike që janë mjaft të admirueshme. Së fundmi, ylli 36-vjeçar i Juventusit postoi në Instgram, një foto, ku shfaqet me Georginën në palestër, e foto në fjalë ka marrë mbi 8 milionë pëlqime dhe afro 50 mijë komente.

27-vjeçarja që njihet për format e saj perfekte dhe për përkushtimin e saj për palestrën, është e dashuruar me yllin e futbollit që nga viti 2016 dhe është nëna e vajzës së tij Alana.

Rodriguez ka treguar se me Ronaldon ra në dashuri me shikim të parë, kur punonte si asistente shitjesh në kompaninë “Gucci”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb