Real Madrid është kthyer te fitorja në La Liga pas barazimit pa gola të marrë në shtëpi kundër Osasuna-s në mesjavë. Skuadra e Carlo Ancelotti-t ka mundur 2-1 Elche-n në transfertë falë dy golave të Vinicius Junior.

Braziliani ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 22-të dhe ka dyfishuar avantazhin e të tijve në të 73-ën me një golazo. Elche, që ka mbetur me dhjetë lojtarë në minutën e 63-të, ka arritur të ngushtojë diferencat në minutën e 86-të me Milla.

Ai ka përfituar nga një gafë në mbrojtjen e miqve. Gjithsesi, Los Blancos kanë arritur ta mbrojnë avantazhin dhe të sigurojnë tri pikët, madje edhe kreun provizor, në pritje të ndeshjeve të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb