Kylian Mbappe vijon të mbetet në qendër të merkatos së futbollit, ku aksi Paris-Madrid po nxehet gjithnjë e më shumë. I tunduar ndoshta nga ofertat e fundit PSG-s, Real Madrid dëshiron siguri. Klubi madrilen e ka paralajmëruar yllin francez se oferta për ta veshur fanellën e bardhë ka një datë skadimi.

Entiteti madrilen ia ka bërë të qartë yllit francez se nuk ka kthim pas. Nëse ndryshon mendje dhe vendos të mos nënshkruajë këtë verë, ëndrra e tij e fëmijërisë për të luajtur me Real Madridin do të marrë fund. “Los Blancos” do të shikojnë për një tjetër yll në merkaton e verës.

Një ultimatum për ta larguar Mbappe nga dëgjimi i ofertave që i vijnë për të rinovuar me PSG. Al Khelaifi po përpiqet ta bindë me një ofertë që shkon deri në 50 milionë euro në vit.

Real Madrid nuk dëshiron ta zgjasë një telenovelë që ka përjetuar episode të ndryshme që nga shfaqja e Mbappé me Monaco në vitin 2017. Atë verë, të bardhët ishin gati ta merrnin yllin francez, në atë kohë ende në zhvillim, por Mbappe zgjodhi klubin parizien.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb