Real Madrid po heziton për ti ofruar një kontratë të re kapitenit Sergio Ramos, kaq ka mjaftuar që në Spanjë të flasin për një largim të mundshëm të qendërmbrojtësit. Dëshira e Ramos është të mbyll karrierën e tij në Madrid por nëse nuk vjen oferta që ai pret, kapiteni mund të largohet, fundja ofertat për të nuk mungojnë. Sipas “El Chiringuito Tv”, një media shumë pranë Realit, Ramos mund të largohet në fund të sezonit pasi për të interesohet Juventus.

Real Madrid V Juventus Uefa Champions League Semi Final Second Leg
Real Madrid V Juventus Uefa Champions League Semi Final Second Leg

Në Torino, Ramos do të rigjente mikun e tij C.Ronaldo, një faktor më shumë për të besuar se “Zonja e Vjetër” po interesohet seriozisht për situatën që po kalon spanjolli. Fjala e parë i takon Realit dhe presidentit Perez, nëse nuk vjen oferta për rinovimin e kontratës, Juventus pritet të trokas me një ofertë zyrtare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb