Mungojnë ende 50 ditë nga hapja e merkatos së dimrit por Roma ka nisur të lëviz prej kohësh. Drejtori sportiv i klubit kryeqytetas është vënë në kërkim të dy profileve, një anësor të djathtë dhe një sulmues. Dëmtimi i gjatë i Zappacostas, gjendja e Spinazzolas dhe dyshimet mbi Florenzin e bëjnë të domosdoshëm gjetjen e një elementi të ri për të përforcuar ekipin.

Hysaj1
Hysaj1

Të gjithë rrugët të dërgojnë te Elseid Hysaj, i rikuperuar plotësisht, u aktivizua titullarë përballë Xhenovas, por jo në krahun e tij natyral, u zëvendësua më pas në minutën e 84-të. Fakt është që Hysaj nuk ndihet as i lumtur e as i vlerësuar më te Napoli, madje sipas mediave italiane ishte pjesë edhe e grupit të rebelëve të cilët braktisën grumbullimin.

Corriere Hysaj
Corriere Hysaj

Hysaj vijon të mos shihet titullarë në sytë e Ancelottit, ky është një fakt që nuk ka ndryshuar. Roma kërkon të përfitoj nga ky moment, pritet që të hidhet sërish në sulm për ti rrëmbyer Napolit mbrojtësin shqiptar. Në verë, Napoli kërkoj Romës 25 milion euro, ndërsa këtë herë mund të bëjnë edhe skonto duke qenë se Hysajt i skadon kontrata në vitin 2021.

Hysaj2
Hysaj2

Agjenti i tij vijon të insistoj, Hysaj nuk ka ndërmend të rinovoj kontratën. Roma do të provoj të afroj Hysajn në të njëjtën mënyrë që bënë edhe me Smalling, huazim deri në fund të sezonit me të drejtë blerje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: