Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka nisur sot nga puna për mbledhjen e 50 mijë firmave për dy ligje, Paketën e Maleve dhe atë të investimeve strategjike. Bëhet fjalë për 50 mijë firma për secilin prej dy ligjeve. “Shqipëria bëhet” ka ndërmarrë këtë nismë, të cilës duket se shumë qytetarë po i përgjigjen thirrjes, ndërsa kjo iniciativë po mbahet në Sheshin Skënderbej.
Nënkryetarja e kësaj lëvizjeje, Dorina Prethi në një prononcim për News24 tregoi se këto firma më pas do të shkojnë në KQZ dhe më pas në Gjykatën Kushtetuese, ku do të kërkohet zbatimi i referendumit te populli.
“Ka nisur me shumë interes nga qytetarët. Ata kanë ardhur të përgatitur për të firmosur për të dyja ligjet. Kërkojmë të shfuqizohet ligji për paketën e maleve dhe atë për investimet strategjike. Ndaj lind e drejta e referendumit. Ne duam që këta qytetarë të dëgjohen dhe që këto dy çështje të shkojnë në referendum.”, tha ajo.
