Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton se janë hapur dhe vijon normalisht procesi i votimit për referendumin e thirrur nga Sali Berisha për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha.
Ky komision bën me dije se janë hapur të gjitha qendrat e votimit, pra 106, në mbarë vendin, ku delegatët po votojnë për shkarkimin ose jo të Bashës.
Njoftimi i plotë:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton që materialet zgjedhore janë shpërndarë dhe administruar nga të gjithë komisionet përkatëse në të 106 Qendrat e Votimit në të gjithë vendin.
Deri në këto momente, sipas informacioneve zyrtare nga Komisionet përgjegjëse, janë hapur në orën 8.00 të 106 Qendrat e Votimit.
Ka filluar dhe vijon procesi i votimit qetë dhe notmalisht.
Komunikimi I ardhshëm do të bëhet rreth orës 10.30 ku do të jepen të dhënat e para rreth pjesëmarrjes dhe ecurisë në procesin e votimit.
(BalkanWeb)