Fitorja ishte një detyrim përballë një ekipi modest si San Marino, çdo përfundim tjetër jo vetëm do të ndërlikonte vazhdimësinë në këto kualifikuese, por do të vinte ndjeshëm në pikëpyetje të gjithë projektin me Edy Reja në stol. Këto janë pikërisht ato ndeshje delikate që vendosin jo pak nën presion ambientin kuqezi. Fatmirësisht në fund arritëm të dilnim me pikë të plota, Edy Reja i gëzohet këtij fakti por në të njëjtën kohë priste diçka më shumë nga të besuarit e tij:

“Sigurisht e kishim për detyrë të fitonim. Patëm shumë raste. Donim të fitonim 4-0, 5-0. E rëndësishme është që morëm 3 pikët. Por kur luan 3 ndeshje brenda pak ditëve, ekipi ndjek lodhje sigurisht”.

Reja është i vetëdijshëm se ka në dispozicion një grup të mirë, në të ardhmen e afërt mund të ndryshojë edhe skemë për ti marrë më të mirën këtij ekipi:

“Ne kemi mundësi të bëjmë më shumë, kemi mundësi të rritemi më shumë. Pas këtyre ndeshjeve, mund të bëjmë ndryshime. Do përpiqem të formoj një grup me 22 lojtarë pas këtyre ndeshjeve. Dua të bëj një grup të skuadrës, për të ecur përpara. Skuadra nuk bëhet për një vit. Duhet kohë. Kur gjen lojtarët e duhur, atëherë mund të them se jemi të bindur për lojën dhe skuadrën që do të kemi në vazhdim”

Në fund, në konferencën për shtyp, Reja u shpreh i kënaqur për vetë faktin se Shqipëria arriti të realizojë objektin e parë, të dalë me gjashtë pikë pas tre ndeshjeve të para.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: