Partia Demokratike është duke zhvilluar një takim me ekspertë për Reformën Territoriale.

Drejtuesi politik i Qarku të Gjirokastrës, Roland Bejko, gjatë fjalës së tij se kjo është një nga reformat më të rëndësishme në Shqipëri.

Sipas Bejkos, me reformën aktuale territoriale, nuk janë reflektuar parimet e kartës evropiane, si dhe është rritur varësia e kontrolli nga ana e qeverisë.

“Është një nga reformat e rëndësishme për Shqipërinë. PD e ndërmori këtë iniciative mbështetur mbi reagimet e shumta të qytetarëve, raporteve të institucioneve të huaja, konkluzioneve të KLSH, progres raporteve të BE.

Të gjithë bien dakord që kjo reformë ka nevojë urgjente për një analizë dhe për një rishikim. Kjo reformë nuk ka reflektuar parimet e kartës evropiane. Kjo reformë centralizoi edhe më shumë pushteti vendor. U rrit varësia dhe kontrolli nga qeveria”, tha Bejko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb