TIRANË
Kryetari Skënder Gjinushi është i bindur për bashkimin e instituteve albanologjike me Akademinë e Shkencave, ndonëse, vetëm pak ditë më parë, rektori i studimeve albanologjike, Luan Përzhita tha se ligji nuk e lejon. Në një intervistë për News24, Gjinushi e quan të dështuar reformën e vitit 2008.
“Meqë e nise me 2008, ajo ka qenë reformë e dështuar, ka qenë zgjidhje artificiale ku gjithë intitutet ikën nga akademia. Kjo jo vetëm dëmton akademinë, sepse ajop ishte qendra kryesore e kordinimit të kërkimit shkencor.
Institutet u çuan që të jenëprnaë universiteteve por nuk u realizua. Pra as formalisht nuk u realizua ajo simbiozë. Mision primar, sui generis, akademia ka zhvillimin e shkencave albanologjike.”-thotë ai.
Ndonëse institutet e Gjuhësisë e Historisë kaluan në një institucion më vete, nën ombrellën e Qendrës së Studimeve Albanologjike duke krijuar një rrugë autonome, për Gjinushin ata duhet të rikthehen.
“Këtu në mënyrë të çuditshme flitet për varësi. Të kesh frikë të jesh pranë është e pakuptueshme domethënë që të ketë një reagim të tillë. Të shkosh nga një vend në tjetrin nuk shkrin. Do jetë pranë akademisë së shkencave. Fjala akademi nuk do është më e sajuar siç e kanë tani, sepse është një sajesë” thotë Gjinushi.
Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike ka votuar kundër bashkimit të instituteve me Akademinë e Shkencave, por Gjinushi shprehet se kjo nuk varet nga senati
“Ne kemi reformën tonë, e konceptin tonë. Kjo nuk bëhet me pranim, do ti a s’do ti. Nuk ka të bëjë me dëshira personale, është debat konceptual. Nuk e mer vendimin senati. Kush e merr, qeveria. Kanë ikur nga akademia e shekncave me vednim qeverie dhe do të vijnë me bvendim qeverie.”-vijon Gjinushi.
Reforma e 2008-ës, për shumëkënd, e ktheu akademinë e Shkencave në institiucion honorifik. Me përpjekjen për të rimarrë institutet studimore, ajo rimerr studiuesit dhe njëherësh zhbën refgormën e 2008-ës.
(BalkanWeb)