Partia Socialiste ka mbajtur Asamblenë e Zgjeruar në Durrës, nga ku ka mbajtur fjalën e tij edhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal te reforma në drejtësi, ku tha se nuk do ketë më të paprekshëm, që nga ata me kthetra të gjata e deri tek hajdutët e pulave.

“Në fushatën e 2013-ës, në çdo vend njerëzit thoshin aman na hiqni krimin, kriminelët se na mbytën. Në të gjitha nivelet, që nga ata me kthetra të gjata te hajdutët e pulave. Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të vjedhjeve të shtëpive në gjithë Europën. Këtë vit kemi një rënie drastike të numrit të vrasjeve.

Kushdo që del nga rruga, do duhet të përballet me ligjin. Sot është e qartë që ky do jetë rregulli, kush merr besimin e njerëzve, merr një detyrë që është aty për interes të publikut dhe pastaj me forcën që jep detyra kërkon të përfitojë në kuadër të pushtetit, do përballet me ligjit. Ne duam një drejtësi që godet majtas dhe djathtas, ky është fakt. Nuk është e kënaqshme kur sheh që një pjesë njerëzish që ke ndarë një rrugë shfaq një tjetër fytyrë, por nga ana tjetër është gjëja e duhur. Kjo është gjëja që kemi kërkuar dhe ajo që po ndodh. duhet të bëjmë çdo gjë që kjo të bëhet e pakthyeshme. Ulja e numrit të vrasjeve rrefkëton një moment tjetër. Dhe kjo do të thellohet normalisht në të gjitha dimensionet e veta. Durrësi është një zonë me rëndësi strategjike, do të jetë kantieri i një sërë ndryshimesh të mëdha.”, u shpreh Rama nga Durrësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb