Kreu i Grupit të PS Taulant Balla në një komunikim për mediat u shpreh Reforma Territoriale është e mirë. I ndalur tek komentet dhe akuzat e PD se reforma është kthyer në pazar ai tha se kjo është një gënjeshtër dhe se të gjitha mëkatet i shohin tek kundërshtari.

“Gënjeshtër. Kanë dalë ca aty që haber nuk kanë, nuk është e vërtetë as numri as gjë. Unë po them që Komisioni ka një kalendar pune dhe një afat në fund të shtatorit do të jemi këtu dhe do flasim. Ajo që keni dëgjuar sot është një gënjeshtër”, tha ai, duke shtuar: Do kemi mundësi të tjera ku do të jemi bashkë maxhorancë dhe opozitë në Parlamentin Europian dhe në këtë kontekst nuk i heq asnjë pikë dhe asnjë presje nevojës që e ka shprehur edhe kryeministri në fjalën e tij ku tha se duhet të kishim edhe opozitën. Flas për atë opozitë të përgjegjshme nuk flas për një element të caktuar të opozitës që i ka shpallur luftë aleatëve të Shqipërisë. Në këtë kuptim ftesa është e sinqertë. E bëri kryeministri sot në atë moment solemn. Ajo është një fitore e gjithë shqiptarëve”,.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: