TIRANE- Pas miratimit të Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore, partitë e vogla joparlamentare shprehën qëndrimin e tyre për këtë reformë. Në një tryezë të përbashkët, përfaqësues të këtyre partive kërkojnë të jenë pjesë e komisionit për reformën zgjedhore. Sipas tyre, sistemi prim është i parakohshëm, ndërsa blerja e votës duhet të konsiderohet vepër penale.

“Në zgjedhje duhet të sigurohet klimë besimi. Blerja e votës duhet të konsiderohet si vepër penale. Komisionet zgjedhore nuk duhet të jenë të politizuara. Sostemi me prim, mendojmë se është i parakohshëm. Vlerësojmë qëndrimin e Metës për lista të hapura”, tha Abazi i PAD.

Ata vlerësojnë qëndrimin e kreut të Kuvendit Ilir Meta për listat e hapura, si dhe deklaratën e kryeministrit Rama që komisionet zgjedhore të jenë të depolitizuara. Ndërsa kërkojnë të dëgjohen dhe të jenë pjesë e reformës zgjedhore.

Përpos rekomandimeve te dhëna nga OSBE në raportin përfundimtar për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, partitë joparlamentare kërkojnë t’i kushtohet rëndësi financimit të fushatave politike.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb