Në përfundim të tryezës së Këshillit Politik për Reformë Zgjedhore, deputetja e opozitës Rudina Hajdari deklaroi se mes palëve nuk pati dakordësi sa i takon çështjes për numërimit biometrik, një nga kushtet e vendosura për këtë reformë.

Ajo theksoi se bëri një ndaj ekspertëve dhe ODIHR që të bëjnë një pasqyrim të sistemit danez dhe pati një konsensus për këtë.

“Nuk pati diçka konkrete pasi nuk bie dakord për numërimin biometrik dhe teknologjia e numërimit është i rëndësishëm. Mendojmë që nesër do të nisim sërish me këtë pikë. Bëra një kërkesë ndaj ekspertëve dhe ODIHR që të bëjnë një pasqyrim të sistemit danez dhe patëm një konsensus për këtë. Ndryshimi i sistemit apo minimumi hapja e listave duhet të jetë çështja kryesore e reformës pasi të tjerat do të jenë arnime të vogla”, pohoi deputetja Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: