Deputetja e PD Rudina Hajdari në fjalën e saj në parlament ka folur për Reformën Zgjedhore. Ajo tha se ftesa e PS për PD është sa për sy e faqe të ndërkombëtarëve. Sipas saj, kërkesa e Gjiknurit për reformën në zgjedhje është e pavend.

“Ftesa e PS për PD për Reformën Zgjedhore është sa për sy e faqe të ndërkombëtarëve. Kërkesa e PS për PD nuk është e sinqertë. Oferta e PS është për ofertë nën tavolinë”, tha Hajdari. Rudina Hajdari propozoi që të ketë organizim demokratik brenda partive politike.

Dje, Damian Gjiknuri tha se në këto zgjedhje do shkohet në zgjedhje me kodin aktual, ndërsa PS bëri disa propozime për ndryshime në Kodin Zgjedhor, e ftoi edhe PD të marrë pjesë në këto ndryshime.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb