Një këngëtare shtatzënë është qëlluar për vdekje gjatë një ceremonie festive në Pakistan pasi refuzoi të kërcente gjatë kohës që këndonte.

Pamjet shokuese tregojnë dy burra që hedhin para në drejtim të këngëtares së zonës, Samina Samooon.

Pas lutjeve të shumta, 24-vjeçarja çohet më pas në këmbë për të kërcyer por në këtë moment qëllohet për vdekje nga Tarique Ahmed Jatoi, që sipas policisë ishte i dehur në momentin që kreu krimin.

Në video këngëtarja shihet duke kënduar në skenë gjatë një ceremonie, por më pas shfaqet e shtrirë në tokë pa shenje jete.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në një fshat të quajtur Kanga, afër Larkanas në provincën Sindh. Samina ishte dërguar me urgjencë në spitalin e qytetin Chandka, por aty është konfirmuar vdekja e saj.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb