Një infermiere shtatzënë, e cila nuk pranoi të vaksinohej, vdiq nga COVID-19 së bashku me fëmijën e saj të palindur në Alabama, SHBA.

Haley Mulkey Richardson, 32 vjeç, ishte një infermiere që punonte në njësinë e lindjes në Spitalin Ascension Sacred Heart në Pensacola, Florida.

Tre javë para vdekjes së saj, Richardson ishte infektuar me COVID -19. Në atë kohë, ajo jetonte në shtëpi me burrin e saj, Jordanin dhe vajzën e vogël, Katie në Theodore. Sipas Daily Mail është e paqartë nëse ajo u sëmur gjatë punës në spital apo diku tjetër para se të merrte virusin.

Nëna e një fëmije më parë vendosi të mos e merrte vaksinën COVID-19 pasi ishte e frikësuar se do të pësonte reaksione alergjike pasi dëgjoi pretendime të paprovuara se vaksinimi mund të ndikojë në pjellorinë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb