Regjistrohen 17 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 900 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224,418. Në total numri i rasteve aktive është 448. Në 24 orët e fundit janë dhënë 17 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,825,396 doza të vaksinës. Deri më sot 821,764 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101,202 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: