SHBA-ja ka regjistruar 44.023 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Ky fakt bëhet i ditur nga Universiteti Johns Hopkins, duke rritur numrin në total në 5,57 milionë.

Të paktën 174.225 njerëz kanë vdekur në Amerikë nga virusi, ndërsa 1.078 vdekje u raportuan ditën e enjte.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: