Afrika e Jugut regjistroi rritjen më të lartë ditore të rasteve me COVID-19, konfirmuan autoritetet shëndetësore në një deklaratë.

Pavarësisht masave të rrepta të izolimi, që u vendosën më 26 mars, numri i rasteve pësoi një rritje të ndjeshme.

Ministri i Shëndetësisë, Zweli Mkhize konfirmoi se numri i përgjithshëm i pacientëve me COVID-19 kishte arritur në 5 350, një rritje me 354 raste të reja ose me 73%.

“Interpretimi i shkallës së përhapjes vlerësohet në mënyrë më të arsyeshme duke studiuar trendin me kalimin e kohës”, shtoi Mkhize.

Ai theksoi se gjatë 24 orëve u kryen 11 630 teste për COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb