MAQEDONI E VERIUT

Kjo mund të quhet si e diela e zezë në Maqedoninë e Veriut, 22 viktima janë shënuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ky shënon një rekord mëse negativ për vendin fqinj që po përballet me një bilanc të rëndë të pandemisë.

Po ashtu edhe rastet janë rritur, teksa në 24 orët e fundit ka 561 të infektuar nga COVID-19.

Më shumë raste vijon të ketë Shkupi (271), teksa Prilepi, Kumanova, Tetova, Strumica dhe Kavadar kanë regjistruar shifra shqetësuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb