Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur një tjetër pozicion në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Në përditësimin e përmuajshëm të klasifikimit botëror, skuadra kuqezi mban vendin e 65-të me 1367 pikë. Shqipëria u mund nga Turqia dhe fitoi ndaj Moldavisë në dy sfidat e fundit, por ecuria më e mirë e kombëtareve të tjera ka bërë që ajo që zbresë me një pozicion në renditjen e muajit tetor të publikuar nga qeveria botërore e futbollit.

Fifa Shqiperia
Fifa Shqiperia

Ndërkohë, vijon ngjitjen në klasifikimin e përgjithshëm Kosova. Meritë për këtë ka ecuria e shkëlqyer e “Dardanëve” në eliminatoret e Euro 2020.

Fifa Kosova
Fifa Kosova

Në tetor, skuadra e Shalande siguroi dy fitore, në miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe në kualfikuese kundër Malit të Zi. Me këto suksese, përfaqësuesja kosovare është ngjitur në vendin e 114 me 1184 pikë.

Fifa
Fifa

Nuk ka ndryshime mes kryesuesëve të renditjes botërore. Beljika vazhdon të mbajë vendin e parë, e ndjekur nga Franca dhe Brazili.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb