Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë. Një person i tretë ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra. Mësohet se viktima ishte transportuar i plagosur në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shoferët e mjeteve “Audi” dhe “Benz”, si dhe një pasagjere. Një prej shoferëve, i identifikuar si Tonin Mhilli ishte oficer në burgun e Peqinit dhe po shkonte në punë mëngjesin e sotëm kur ndodhi aksidenti.

Aksidenti ndodhi rreth orës 06:00 tek by-pass-i i Rrogozhinës ku u përplasën tre automjete.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb