RENEA ka zhvilluar një aksion të gjerë në fshatin Shtëpëz të Gjirokastër, ku ka arrestuar një person me rrezikshmëri.


Në pranga ka rënë shtetasi Enrik Lluka, i cili ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh për vrasjen e kushëririt të rinj dhe plagosjen rëndë të vëllait të këtij të fundit.


Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se në fillim RENEA ka rrethuar banesën e vrasësit dhe më pas ka hyrë brenda, duke bërë të mundur arrestimin e tij. Ndërkohë, në banesën e Llukës është gjetur dhe një armë zjarri tip pistoletë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb