Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida, ka deklaruar se Japonia duhet të ndërmarrë hapa urgjent për të trajtuar shkallën në rënie të lindjeve në vend.

“Tani ose kurrë”, duhet të marrim masa për shoqërinë më të vjetër në botë është shprehur ai.

Në një fjalim të fundit ai është shprehur se tani është koha që të ndryshojnë politikat në lidhje me lindjet dhe rritjen e fëmijëve, duke ngritur shqetësimin se është një çështje që nuk mund të presë më gjatë.

Kishida tha se një agjenci e re qeveritare për të trajtuar çështjen do të ngrihet në muajin prill dhe se ai do të paraqesë plane për të dyfishuar buxhetin për politikat e fëmijëve deri në qershor.

Japonia pa një numër rekord të ulët lindjesh në vitin 2021, duke shkaktuar rënien më të madhe natyrore të popullsisë.

Duke shtuar problemin, rreth 28 për qind e japonezëve janë mbi moshën 65 vjeç.

Për vite me radhë, vendi ka mbajtur politika strikte të imigracionit që kufizojnë numrin e njerëzve në gjendje të vendosen në Japoni dhe ekspertët thonë se duhet të relaksojë qasjen e tij në mënyrë që të kompensojë plakjen e shpejtë të shoqërisë së tij.

Vitet e fundit, qeveria ka ndërhyrë me ligjet për të lejuar më shumë të huaj të jetojnë dhe punojnë në vend së bashku me familjet e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: