Renis Gjoka së shpejti do të vijë për publikun me një koncert televiziv, duke iu përshtatur kushteve në të cilat ndodhemi. Ai do të interpretojë 23 krijime nga repertori i tij, ku 4 prej tyre janë këngë të reja.
E veçanta e këtij koncerti është se do të zhvillohet në ambientet e shtëpisë së ish-diktatorit Enver Hoxha. Koncerti do të jetë në tre pjesë, ku e para do të zhvillohet në zyrën e Enver Hoxhës, e dyta te holli kryesor i vilës dhe tjetra tek oborri i saj.

Zhaneri i muzikës që para më shumë se 30 vitesh ishte i ndaluar nga ish-diktatori, tanimë do të performohet nën çatinë e tij.

Koncerti do të jetë rreth 120 minuta dhe pjesë e tij do të jenë edhe 12 artistë të njohur e të dashur me të cilët kantautori ka bashkëpunuar, ai i falënderoi pamasë të gjithë për gatishmërinë që kanë treguar.
Gjithashtu, Renisi zbuloi se pjesë e koncertit të tij do të jenë edhe vëllezërit korçarë dhe këngën që ata të tre do të performojnë atje ne patëm mundësi ta dëgjojmë dhe ta shijojmë në mbylljen e programit “Dola te Ola”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb