Reperi i njohur nga Ferizaji, Getinjo, këtë verë nuk është aktiv me koncerte. Këtë gjë ai e kishte deklaruar në fillim të sezonit së bashku me vëllanë e tij, duke treguar se do të jenë aktivë vetëm me këngë të reja.

Getinjo ndërkohë vazhdon të jetë një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale. Ai së fundmi, ka publikuar një fotografi përmes së cilës ka treguar se sa i lidhur është ai me familjen.

Bëhet fjalë për një imazh, ku reperi shfaqet duke i dhuruar një përqafim të ngrohtë nënës së tij. “Buzëqesh sepse ti e meriton atë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e kësaj fotografie.

“Ti ngele” është kënga e fundit që solli reperi, e cila u prit mirë nga fansat e tij.

Laugh,because u deserve it ❤️

A post shared by GETINJO (@getinjo) on

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: