FBG Duck, reper nga Çikago, është ekzekutuar me armë zjarri në qendër të qytetit. 26-vjeçari kishte dalë për blerje bashkë me miqtë e tij kur u qëllua. Sipas Policisë, dy makina ndaluan para tij dhe 2 miqve, dhe prej aty dolën katër persona që hapën zjarr e më pas u larguan me shpejtësi.

FBG Duck, emri i vërtetë i të cilit është Carlton D. Weekly, u transportua në spitalin më të afërt, por atje u shpall i vdekur. Një video tragjike tregon momentet pasi ai ishte qëlluar, teksa qëndron i shtrirë në tokë në agoni. Dy miqtë e tij, 36 dhe 26 vjeç, janë gjithashtu në spital në gjendje të rëndë.

Ky është vetëm incidenti i fundit që ka tronditur Çikagon, ku në katër javët e fundit numri i vrasjeve është rritur me 152% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Policia. Por fakti që ekzekutimi ndodhi në një rrugë me dyqane në qendër të qytetit, ku zakonisht nuk ka përplasje të armatosura, tronditi edhe më shumë banorët.

Weekly raportohet se shoqërohej me bandën e quajtur Tooka Gang dhe kishte sherre të vazhdueshme me reperë të tjerë në Çikago të lidhur me banda rivale. Ai ka qenë edhe më parë i përfshirë në incidente të ngjashme, një herë madje është goditur me thikë në stomak nga ish-e dashura në vitin 2018. Në vitin 2017, vëllai i tij kishte mbetur i vrarë nga një tjetër sulm i ngjashëm.

Në Çikago, nga 1 janari deri në fund të korrikut, janë regjistruar 440 vrasje ndërsa 2240 persona janë qëlluar me armë. Korriku ishte veçanërisht i dhunshëm me 105 ekzekutime dhe 548 përplasje të armatosura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: