Reperi me prejardhje shqiptare Arian Asllani, i njohur si Action Bronson ka konfirmuar se në fillim të vitit 2016 do të sjell një këngë të re.

Projekti i tij i ardhshëm është “The Human Highlight Reel”, transmeton Koha.net shkrimin e NME. Ai e ka konfirmuar këtë projekt përmes një postimi në Tëitter.

“E di që nuk kam lansuar së fundmi një këngë të re, por ‘The Human Highlight Reel’do të vijë me të vërtetë në fillim të vitit tjetër”, ka shkruar Bronson.

Në mars Bronson kishte lansuar albumin e tij të dytë “Mr. Wonderful”, hiti më i madh i së cilës ishte “Baby Blue”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: