Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pohoi për ish-kryeministrin Albin Kurti se një njëri normal nuk duhej të thoshte se “Kosovën e presin thikat në Shtëpinë e Bardhë”. Ai tha se Kurti ka qenë i paftuar në SHBA.

“Një njeri normal nuk thotë se Kosovën e presin thikat në Shtëpi të Bardhë. Askush nuk e ka ftuar, ka qenë i paftuar dhe i papranuar në Shtëpi të Bardhë”, është shprehur Thaçi.

Gjithashtu, ai komentoi raportet e Kosovës me Serbinë dhe Shqipërinë. “I ka prishur raportet me Shqipërinë si kurrë më parë, derisa i ka hap raportet me Serbinë. Unë punoj që roli i kryeministrit të jetë i fuqishëm. Nuk jam në betejë me askënd, nuk jam në hallin e votave. Nuk e dëmtoj shtetin me veprime populiste”, tha Thaçi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb