KORCE

Turistë të shumtë vizitojnë Korçën çdo ditë. Por ajo që i mbledh bashkë të gjithë është fabrika e birrës së parë shqiptare që mban emrin e këtij qyteti, birra ‘Korça’. Këtë radhë qytetin juglindor e kanë përzgjedhur për ta vizituar drejtuesit e agjencive telegrafike në Europë nga 13 vende të ndryshme. Në këtë tur në qytet ndalesa e tyre e parë ka qenë pikërisht fabrika e birrës ‘Korça’.

Drejtuesit e agjencive te lajmeve kanë parë nga afër procesin e prodhimit të birrës, të cilësuar si më e mira në vend. Historia, Infrastruktura, investimet, arredimi, kujdesi në detaj për çdo hap të punës në këtë fabrikë kanë lënë mbresat më të mira tek ta.

Por ajo që i ka tunduar më shumë ka qenë vetë pija në të gjitha ngjyrat e saj e sapo prodhuar në fabrikë. Dhe siç e do zakoni gotat me birrën ‘Korça’ janë mbushur plot sipas preferencave për të bërë edhe një gëzuar duke krijuar kështu edhe me atmosferën në sfond një pikturë turistike të vendeve të europës të mbledhur në një.

E kanë çmuar shumë këtë moment drejtuesit e agjencive telegrafike të Evropës, të cilët nuk kanë ngurruar të japin edhe sugjerime për eksportin e birrës ‘Korça’ në vendet e tyre.

“Provova birrën bjonde, ishte shume e mire. Vij nga Ukraina ku ka shume birra, por kjo fabrike është shume e mire, me pëlqen birra ketu. Ishte interesante historia e fabrikës se birrës se pare ne Shqipëri. Kjo fabrike mendoj se duhet te jete një model shume i mire për bizneset shqiptare”- thotë Natalia Kostina nga Ukraina.

Sakaq George Pennintaexs nga Qipro shprehet: “Vij nga Qiproja, është hera e pare qe vij ne Korçë. Pata rastin qe te provoj për here te pare birrën ‘Korça’, është shume e mire. Kjo fabrikë është një aset për këtë qytet, diçka pozitive për vendet e  punës. Kjo birre qe ka një shpërndarje rajonale, shpresoj te vij edhe ne vende me te largëta, si ne Qipro. Jemi shume te kënaqur, do dëshiroja te kisha disa tapa birre pasi vajza ime është koleksioniste e tapave te shisheve te birrës”.

“Jam shume e kënaqur qe jam ne Korçë dhe faleminderit për mikpritjen këtu. Korça me ka pëlqyer shume, ka ngjashmëri me qytete rumune. Kjo fabrike me pëlqeu shumë. Provova birrën e zezë dhe ishte shume e shijshme, me një shije te veçantë, te ëmbël”- thotë Claudia Nicolae nga Rumania.

Vizita e drejtorëve të agjencive telegrafike të Evropës u përmbush më tej në restorantin e fabrikës me shijet e ushqimeve tradicionale të Korçës.

Të pranishëm në konferencë janë emra të rëndësishëm të agjencive të lajmeve në rajon dhe në Europë: Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Agjencive Europiane të Lajmeve Alexander Giboi, kryeredaktori i agjencisë turke të lajmeve Anadolu Agency, Ogun Duru, kryeredaktori i agjencisë së lajmeve të Azerbajxhanit, AZERTAC, Javid Badalov.

Po ashtu, të pranishëm janë drejtorja e Përgjithshme e agjencisë rumune të lajmeve,  “Agerpres”, Claudia Nicolae, drejtori i Përgjithshëm i agjencisë greke të lajmeve ANA/MPA Michalis Psilos, dhe drejtorja për Selanikun në këtë agjenci, Sofia Papadoupolu.

Agjencia polake e lajmeve PAP, përfaqësohet nga drejtori i Përgjithshëm, Wojciech Surmacz  dhe anëtari i bordit Lukasz Swierzewski. Nga agjencia e lajmeve bullgare BTA vjen Zlatna Kostova, shefe e Marrëdhënieve me Jashtë si dhe Borana Dimitrova, drejtore e Multimedias.

Agjencia serbe e Lajmeve, TANJUG përfaqësohet me drejtoren e Informacionit, Maja Vojidovic. Agjencia qipriote e lajmeve CNA përfaqësohet në konferencë nga George Pennintaex, drejtor i Përgjithshëm. Ukraina përfaqësohet në konferencën ndërkombëtare të Tiranës nga drejtori i Përgjithshëm,  UKRINFORM, Olexander Kharcenko dhe Natalia Kostina, shefe e Marrëdhënieve  me Jashtë.

Nga Sllovakia, agjencia e lajmeve TASR përfaqësohet nga Alena Klepochova, kryeredaktore dhe Monika Himpanova, drejtore e World News Desk.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: