Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi nëpërmjet një reagimi në rrjete sociale reagoi lidhur me raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë.

Ai theksoi se raporti e tregoi qartë që zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë, siç edhe i ka cilësuar PD, ndërsa shton se mbrojtja e Ballukut është një njollë turpi.

Gjithashtu ai thekson se ka ardhur koha për një qeverisje të përgjegjshme dhe europiane në Shqipëri.

“Dje Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian konfirmoi edhe njëherë se rruga Europiane e Shqipërisë kalon vetëm përmes luftës reale ndaj korrupsionit qeveritar dhe garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.  Detyra e të gjithë klasës politike shqiptare është të dëgjojmë zërin e miqëve tanë ndërkombëtar. Është koha për një qeverisje të përgjegjshme dhe europiane në Shqipëri”, u shpreh Bardhi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: