Presidenti çek, Milos Zaman theksoi se zgjedhjet e pjesshme të senatit dhe të rajonit do të mbahen në 2 dhe 3 tetor.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda deklaroi se vendi do të zhvillojë zgjedhjet më 13 tetor dhe shtoi se shpërthimi i virusit do të përbëjë problem për votime.

“Fushata zgjedhore do të fillojë në një mënyrë të pazakontë, me kufizime të rrepta në mitingje dhe ngjarje të tjera”, theksoi Nauseda.

“Pjesa tjetër e sezonit të zgjedhjeve do të varet nga mënyra se si ne të gjithë do të arrijmë të parandalojmë përhapjen e koronavirusit”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb