Qeveria çeke njoftoi sot rivendosjen e një shtetrrethimi nate përballë rritjes së fortë të rasteve COVID-19.

Masat e njoftuara përfshijnë gjithashtu një kufizim në gjashtë persona për tubimet e brendshme dhe të jashtme, si edhe një ndalim të konsumimit të alkoolit jashtë, nga 18 dhjetori.

“Ishte një vendim shumë i vështirë për t’u marrë, sepse ne e dimë se sa do të ndikojë në jetën e njerëzve”, tha kryeministri Andrej Babis për gazetarët.

“Megjithatë, dyqanet dhe shërbimet do të mbeten të hapura”, shtoi ai.

Në javët e fundit, Republika Çeke ka regjistruar rreth 6 000 raste të reja infektimi në ditë për një numër të përgjithshëm i më shumë se 580 000 rasteve dhe mbi 9 600 vdekjeve që nga marsi.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb