Pas ditëve të tëra me temperatura shumë të larta, Italia është përfshirë nga stuhi të fuqishme me shi dhe breshër, të cilat kanë rënë në të gjithë veriun. Në disa zona breshëri ka arritur në një diametër prej 4 cm.

Të goditura janë disa zona të Lombardisë, ku mbrojtja civile ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Breshëri dhe stuhitë kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe në të mbjella, gjithashtu shumë rrugë janë përmbytur dhe dëmtuar plotësisht.

Një stuhi breshëri ka rënë rreth orës 17.45 në Bresha. Shiu nisi papritur, për tu transformuar në një lumë kokrrash prej akulli të cilat kishin një madhësi rreth 4 cm diametri.

Që prej mëngjesit të kësaj të diele, stuhi të fuqishme shiu kanë rënë pothuajse në të gjithë Veriun e Italisë, duke filluar si fillim në Piemonte dhe Valle d’Aosta, duke vazhduar me një intensitet më të lartë në Lombardi, Friuli-Venezia Giulia, Trentino Alto Adige dhe Veneto.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: