DIBER

Reshjet e dëborës në Dibër kanë shkaktuar probleme të mëdha në disa njësi administrative.

Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanWeb’ se trashësia e borës në njësinë administrative Lurë arrin në 40 cm, ndërkohë që në disa fshatra ka probleme me energjinë elektrike.

Raportohet se probleme me energjinë kanë; Kalaja e Dodës, Ostreni, Selishtë dhe Trebisht. Ndërkohë, punonjësit e OSHEE ndodhen në terren, ndërsa po punojnë për riparimin e energjisë elektrike.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: