Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb situatën me reshjet edendura të shiut në qarkun e Shkodrës.

Gjatë natës ka pasur reshje të konsiderueshme shiu që kanë sjellë rritje të nivelit të ujit në lumenjtë Drin e Bunë.

Rruga e Obotit është përmbytur totalisht dhe është e pakalueshme pasi është 60 cm nën ujë. Ndërkohë në fshatin Shirq, vendin e quajtur ‘’Urrela’’ dhe ‘’Mushan’’ uji ka përmbytur 489 hektorë teksa në total në Shkodër janë plot 1 mijë e 469 hektarë tokë të përmbytur.

Nga ana tjetër Bashkia e Shkodrës kërkon ndërhyrjen e ushtrisë me mjete për lundrim që të zhbllokohet situata për banorët e fshatit Obot që janë momentalisht të izoluar mes ujit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb